
Analisti Lorenc Vangjeli komentoi këtë të enjte në emisionin Top Story listat e dy partive të mëdha në vend PS dhe PD.
Ai u shpreh se 6 deri në 7 kandidatë në listat e PS janë të implikuar në shkelje, duke mos përmendur emra.
Vangjeli: Rama hoqi një pjesë të tumorit në trupin e partisë së tij. Por ka metastaza të tjera. Të mbyllura dhe të hapura ajo renditje me gjasë ndryshon. Kohë më parë në Shqipëri në tre vitet e fundit është verifikuar një bashkëqeverisje Rama-Dumani, ka pasur një qeverisje me opozitën Berisha-Dumani, të dyja palët, kur them Duman i e kam SPAK, i cili edhe pse nuk duket dihet, edhe pse s’pranohet, ka qenë një nga kushtetuesit e bërjes së kësaj liste. Një pjesë janë hedhur, një pjesë do të jenë 6-7 e dinë vetë ata, Rama s’do të dijë çfarë të bëjë për t’i mbrojtur.
Lini një Përgjigje