TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 22:32

A po përgatitet arrestimi i Agaçit? Artan Hoxha: Nëse ai bie, Rama duhet të ketë bërë gati jo vetëm valixhet, por ketë ikur nga vendi

Shkruar nga Pamfleti

A po përgatitet arrestimi i Agaçit? Artan Hoxha: Nëse ai bie,

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mundësitë e arrestimit të Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri Engjëll Agaçi.

Ai u përfol se kishte ikur jashtë vendit, por kryeministri tha se ka qenë për arsye shëndetësore. Artan Hoxha në një emision tha se nëse bie Agaçi, merr me vete dhe Ramën.

Ditën që do preket Engjëll Agaçi, duhet të ketë bërë gati jo vetëm valixhet, por të ketë ikur nga Shqipëria. Çdo gjë që është bërë, ka kaluar nga duart e Agaçit. Është ai që ja çonte në tepsi Ramës. Dhe i thoshte duhet bërë kjo dhe jo ajo. Prandaj e shoh të largët ditën që Agaçi do jetë në dispozicion të SPAK. Rama duhet të bëjë derman me ato që ka bërë dhe do të shmangë ditën e gjykimit të tij”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje