Marta Kos, sikundër e paralajmëroi “Pamfleti”, nuk pati asnjë takim si me Berishën ashtu dhe deputetët pranë tij.
Sa vjen edhe ngushtohet rrethi për Sali Berishës. Pas SHBA-së dhe Britanisë, duket se i ka mbyllur derën edhe Bashkimi Europian.
Ndonëse është zyrtarisht kreu i PD dhe kandidat për kryeministër, evropianët nuk e përfillin më. Sot erdhi në Tiranë Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Dhe ashtu sikundër e paralajmëroi “Pamfleti”, ajo nuk pati asnjë takim si me Berishën, ashtu dhe deputetët pranë tij.
Mësohet se Kos ka takuar Jorida Tabakun, Agron Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin, që janë të distancuar nga Saliu.
PD njofton se zyrtarët e lartë demokratë e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke theksuar se opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundojë atë.
“Ky proces sipas zyrtarëve demokratë duhet të jetë i bazuar në ligje e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë nga Bashkimi Europian. Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku Marta Kos u njoh me shqetësimet legjitime të opozitës, sipas tyre nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e krimit të organizuar në proces”, njofton PD.
Fakti që nuk ka takim me Berisha, apo me njerëz të tjerë në krye të PD si Flamur Noka apo Edi Paloka, është një mesazh shumë i fortë. Jemi 2 muaj para zgjedhjeve dhe liderin e opozitës nuk e takon asnjë përfaqësues nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Më parë Berisha justifikohej me faktin se nuk kishte vulën, por tani që e ka pse nuk e takojnë? /Pamfleti
Lini një Përgjigje