Agron Shehajt pranon paksa ‘me siklet’, por gjithsesi me sinqeritet se ka pasur një ofertë nga Partia Demokratike për koalicion. Ai tha në “Opinion” se oferta erdhi dy orë para mbylljes së koalicioneve, por koha s’do të ndryshonte asgjë në vendimin e tij për të mos u bashkuar.
Agron Shehaj: Duhet të jem i sinqertë?
Blendi Fevziu: I sinqertë fare. Pse ça, do na gënjesh në studio live ti? Na more në qafë!
Agron Shehaj: Dy orë para se të mbylleshin koalicionet.
Blendi Fevziu: Po çfarë të kërkuan?
Agron Shehaj: Nëse kisha ndonjë mendje për t’u bashkuar.
Blendi Fevziu: Po ti s’kishe mendje fare?
Agron Shehaj: Nuk kisha mendje fare. Nuk dua të ankohem. Thjesht u tregova i sinqertë kur më thanë, po unë s’kisha ndërmend, edhe po të më thoshin dy javë para.
Lini një Përgjigje