
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë sërish i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët gjatë mbrëmjes.
Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të bllokohet për shkak të një proteste të fermerëve.
Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera.
Fermerët po protestojnë kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe mungesës së mbështetjes financiare, duke kërkuar subvencione dhe masa lehtësuese nga qeveria greke.
Lini një Përgjigje