TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Janar 2026, 13:27

Ngricat rëndojnë trafikun, radhë kilometrike në aksin Elbasan-Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Ngricat rëndojnë trafikun, radhë kilometrike në aksin

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Elbasan–Librazhd–Prrenjas po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e ngricave të krijuara në disa segmente të rrugës. Temperaturat e ulëta kanë sjellë formimin e akullit ne disa segmente rrugore, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe lëvizje të ngadaltë të mjeteve.

Sipas informacioneve nga terreni, prania e akullit ka rritur ndjeshëm rrezikun e rrëshqitjeve dhe bllokimeve të përkohshme, veçanërisht në zonat malore dhe në kthesat problematike të këtij aksi. Në disa raste, mjetet e tonazhit të rëndë kanë hasur vështirësi serioze në kalim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të jenë të pajisur me zinxhirë. Ndërkohë, Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e situatës, duke rekomanduar ndjekjen e udhëzimeve për të shmangur aksidentet.

trafik elbasan

Lini një Përgjigje