TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2023, 20:15

Panik te Transportet/ Hetuesit e BKH zbarkojnë në ministrinë e Ballukut, u sekuestrohen telefonat dy zyrtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Panik te Transportet/ Hetuesit e BKH zbarkojnë në ministrinë e
Rama dhe Balluku

Të gjithë në ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet...

Prokuroria e Posaçme ka trokitur në Ministrinë e Transportit, të drejtuar nga Belinda Balluku. Teksa ministrja e famshme po tenton të kapë të gjitha institucionet dhe po bën një luftë të fortë brenda PS, duket se do të rrijë pa gjumë disa ditë.

Gazetarja Klodiana Lala shkruan në rrjetet sociale se dy ditë më parë, hetuesit e Byrosë së Hetimit kanë shkuar në ministri dhe u kanë sekuestruar telefonat dy vartësve të Ballukut. Sipas Lalës të gjithë janë vënë në panik sepse nuk dinë se çfarë do të dalë nga ata telefona.

Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë”, shkruan ajo.

Dyshimet janë se SPAK po heton abuzime në radhët e kësaj ministrie dhe sinjalet janë se do të kemi të tjera goditje në ditët në vijim.

SPAK kohët e fundit ka kryer një sërë goditjesh në radhët e mazhorancës. Për Ballukun ka disa padi nga opozita, ndërsa mësohet se hetimet e SPAK janë duke u zhvilluar për disa tenderë. Punonjësit do kenë rënë në rrjetën e përgjimeve dhe prokuroria ka urdhëruar tu bllokohen telefonat. Të shohim nëse tani Babloku do e “hedhë në rrugë” Belindën, sikundër bëri me Xhaçkën dhe Frida Krifcën.

bkh transporte balluku

Lini një Përgjigje