
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar sot shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Britania dhe SHBA.
Në bisedë zoti Ngjela u shpreh se nuk do të pranonte të ishte avokati mbrojtës për Berishën, pasi ish-kryeministrin e ka kundërshtar politik.
“Unë nuk mund të mbroj Berishën si avokat. Berishën e kam kundërshtar politik. Kjo nuk mund të ndodhë. Morali i brendshëm i avokatisë është që avokati nuk e refuzon klientin që i vjen. Por mes nesh është problem politik.
Unë jam kundërshtar politik me Sali Berishën. Ky fakt e bën edhe atë të mos më kërkojë mua si avokat”, u shpreh Ngjela në “Dritare”.
Lini një Përgjigje