
Sot nuk ka vende për pacientë në spitale, por ka stimuj dhe donacione për ata që duan të ndryshojnë seksin...
At Gabriel Vila Verde ka dhënë një mesazh shumë të fortë dhe mjaft interesant për epokën ku po jetojmë. Sipas tij nëse ky nuk është fundi, është fillimi i epokës së provës së madhe.
Ai shprehet se po jetojmë në një kohë kur divorcet janë shtuar, homoseksualët po martohen, gratë vishen si burra dhe burrat po bëhen si gratë.
Sipas tij, skandali është se po u kërkohet fëmijëve të zgjedhin nëse janë femër apo mashkull. At Gabriel Vila Verde shprehet se të jesh pro familjes dhe fesë është diktaturë, por të tallesh me kryqin dhe librat e fesë është liri e fjalës.
Por nga ana tjetër, sot nuk ka vende për pacientë në spitale, por ka stimuj dhe donacione për ata që duan të ndryshojnë seksin.
“Ne jetojmë në një epokë, në të cilën po na kërkohet që priftërinjtë të martohen dhe të martuarit të divorcohen.
Ata promovojnë heteroseksualët të kenë marrëdhënie jo të përkushtuara, por duan që homoseksualët të martohen në kishë. Ata kërkojnë që gratë të vishen si burra dhe të marrin rol mashkullor, por nga ana tjetër duan që burrat të bëhen po aq 'të brishtë' sa gratë.
Një fëmijë deri në gjashtë vjeç, thonë ata, ka të drejtë të vendosë nëse do të jetë burrë apo grua gjatë gjithë jetës së tij, por një fëmijë nën tetëmbëdhjetë vjeç nuk mund të përgjigjet për krimet që kryen. Sot nuk ka vende për pacientë në spitale, por ka stimuj dhe donacione për ata që duan të ndryshojnë seksin.
Sot ka suport psikologjik falas për të gjithë ata që duan të largohen nga heteroseksualiteti dhe të jetojnë homoseksualitetin e tyre, por nuk ka mbështetje për ata që duan të largohen nga homoseksualiteti dhe të jetojnë heteroseksualitetin e tyre, dhe nëse përpiqen ta bëjnë këtë, ky konsiderohet krim. Të jesh pro familjes dhe fesë është diktaturë, por të tallesh me kryqin dhe librat e fesë është liri e fjalës. Nëse ky nuk është fundi, është epoka e provës së madhe”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje