TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2023, 10:19

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio

Shkruar nga Pamfleti

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë

Avokati Spartak Ngjela kërkon nga kryeministri Edi Rama që t’u heqë licencën televizioneve që flasin kundër interesit kombëtar nëpër studio.

Në një intervistë për emisionin “Shqip” Ngjela u shpreh se në asnj vend perëndimor nuk ndodh që flitet kundër interesit kombëtar.

“Nuk mund të flasë njeri kundër interesit kombëtar. I kam bërë thirrje Ramës që të gjitha stacionet televizive që marrin antishqiptarë nëpër studio dhe i vënë të flasin, duhet t’u heqin licencën, të mos lejojë transmetimin e tyre.

Pa ik fol njëherë kundër interesit kombëtar në një vend perëndimor? Pse demokracia është kundër meje? Kryeministri duhet t’i mbyllë. Kjo është masë në të gjithë botën.

Si mund t’i lejoj unë të gënjejnë për historinë e Shqipërisë, si mund të lë një stacion shqiptar që thotë shqiptarët nuk dihet nga kanë ardhur.

Ma tha njëri mua. Jot ëmë e ka bërë i thashë dhe e mora për rreckash dhe e nxora jashtë. Kryeministri duhet ta ketë në përparësi këtë”, u shpreh Ngjela.

ngjela televizion antishqiptar

Lini një Përgjigje