TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2023, 08:26

Mori flakë në ecje, shkrumbohet 'Benzi' në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Mori flakë në ecje, shkrumbohet 'Benzi' në Vlorë

Një makinë tip “Mercedes Benz” është djegur totalisht nga flakët sot në orën 6:00 të mëngjesit në afërsi të “Urës së Mifolit”.

Makina Benz C-Class me targa AB 914 BV ka qenë në ecje, kur një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit ka bërë që të marrë flakë.

Pas njoftimit të forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shuarja e flakëve, por makina është dëmtuar e gjitha nga zjarri.

Policia ka marrë në pyetje pronarin e mjetit.

benz flake ecje

Lini një Përgjigje