TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2023, 07:08

Përfshihet nga flakët kati i 10-të i një pallati në Durrës, evakuohen banorët

Shkruar nga Pamfleti

Përfshihet nga flakët kati i 10-të i një pallati në

Kati i 10-të i një pallati në lagjen nr.4 të Durrësit është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 23:30, në katin 10-të të një pallati pranë stacionit të trenit.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuan menjëherë banorët dhe fatmirësisht nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit, njoftoi policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

flake pallat durres

Lini një Përgjigje