TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2023, 22:10

Rreziku rus dhe skandalet në FA, SHBA merr nën patronazh ushtrinë shqiptare; 3 zyrtarë të lartë zbarkojnë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Rreziku rus dhe skandalet në FA, SHBA merr nën patronazh ushtrinë
Zyrtarët e SHBA

Vizita e tyre vjen në një kohë kur ushtria jonë është përfshirë nga skandalet. Së pari pak javë më parë u ndaluan funksionarë të ushtrisë sepse në repartin e Zall Herrit mbillej kanabis. Elementi tjetër është se shumë zyrtarë të ushtrisë janë nën hetim nga prokuroria...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë marrë nën patronazh ushtrinë shqiptare. Mbështetja e tyre për ushtrinë ka qenë shumë e madhe, por duket se monitorimi dhe mbështetja e tyre është shtuar.

Teksa lufta në Ukrainë vijon dhe ushtria shqiptare është përfshirë nga skandalet, 3 zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbarkuar në vendin tonë. Spencer Boyer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe të NATO-s, mbërriti sot në Tiranë, së bashku me Gjeneral Brigade Chris McKinney (Zëvendësdrejtor J 5/8 për Partneritetin, Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në masë në USEUCOM) dhe Ndihmës Gjenerale e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Lisa Hou.

Njoftimi është dhënë nga vetë ambasada amerikane. “Mirëpritëm delegacionin e Departamentit të Mbrojtjes në ambasadë, ku ata takuan anëtarët e Detashmentit të Gardës së Marinsave të ambasadës për t'i falënderuar për shërbimin e tyre. Drejtuesit ushtarakë ndodhen në Shqipëri për Konsultimet Dypalëshe në Fushën e Mbrojtjes, duke përforcuar aleancën dhe partneritetin e fortë në fushën e mbrojtjes mes vendeve tona, përfshirë ushtarët amerikanë dhe shqiptarë që stërviten krah për krah. Konsultimet në Mbrojtje po zhvillohen në Tiranë këtë javë, pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III u takua me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në Uashington në fillim të këtij viti për të shënuar 30-vjetorin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes”, njofton ambasada.

Rreziku rus dhe skandalet në FA, SHBA merr nën patronazh ushtrinë

Vizita e tyre vjen në një kohë kur ushtria jonë është përfshirë nga skandalet. Së pari pak javë më parë u ndaluan funksionarë të ushtrisë sepse në repartin e Zall Herrit mbillej kanabis.

Elementi tjetër është se shumë zyrtarë të ushtrisë janë nën hetim nga prokuroria. Pak ditë më parë u shkarkuan kreu i forcave ajrore, ndërsa flitet dhe për arrestime në ditët në vijim. Si duket SHBA është vënë në dijeni dhe ka vendosur të marrë masa, pasi fundja ushtria jonë nuk do ekzistonte dot pa amerikanët.

Padyshim vizita e tyre vjen edhe në kuadër të luftës në Ukrainë dhe rritjes së ndikimit rus. Pritet që zyrtarët e SHBA të takohen me ministrin Peleshi dhe përfaqësues tjerë të ushtrisë dhe qeverisë shqiptare. /Pamfleti

shba ushtria

Lini një Përgjigje