
Protesta e Lëvizjes Bashkë ka nisur mëngjesin e së enjtes para Kuvendit. Anëtarët e saj kanë pasur një pankartë të madhe në dorë në të cilën shkruhej “Miratoni minimumin jetik”.
Në këto momente deputeti i opozitës, Flamur Noka ka kaluar aty pranë duke u ballafaquar me një qytetar me aftësi të kufizuara.
Ky i fundit nuk e ka njohur fillimisht që është deputet i opozitës, duke e ngatërruar me një nga Partia Socialiste, por sidoqoftë nuk ka ngurruar t’i drejtohet”
“Opozitë je, por rrogën për vete e bëre,” – frazë të cilës Noka zgjodhi t’i përgjigjet duke kthyer shpinën për t’u larguar drejt Kuvendit.
Lini një Përgjigje