TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2023, 15:08

Operacioni në Maliq, reagon ashpër Karamuço: Mos u mburrni me aksionin, efektivët e policisë rrezikuan jetën

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni në Maliq, reagon ashpër Karamuço: Mos u mburrni me

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar ashpër mbi operacionin e policisë sot në Maliq, për të arrestuar burrin që vrau gruan.

55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau me armë zjarri dhe hodhi në gropën e ujërave të zeza bashkëshorten e tij, 46-vjeçaren Luiza Mullalli.

Pas ngjarjes, autori u arratis dhe sot policia njoftoi se Mullalli ishte vevëvrarë, pasi ishte ballafaquar me efektivët.

Por nga pamjet e operacionit, shihet që dy efektivë janë pa antiplumb dhe të rrezikuar nga të shtënat me armë.

Kush epror policie ka zhvilluar operacionin për kapjen e një krimineli të armatosur në Zemblak/ Maliq?

Kush është ai mburret për aksion me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që pamjet e dronit të policisë nxjerrin zbuluar një skandal që kushton jetë policësh?

Si mund të dërgosh në operacion policë pa antiplumb, kur personi që kërkojnë ju përgjig me armë dhe ju rrezikoi jetën?

Urime heronjve blu, por video e publikuar nga policia më mërziti shumë. Mu kujtua dëshmori fundit Saimir Hoxha.

Ai do kishte shpëtuar nëse do kishte veshur antiplumb”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje