
Muezes Ferati, e ëma e viktimës Luiza Mullalli, që u vra nga burri ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e sotme.
Për mediat, ajo tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin kishte probleme.
“Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej.
Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar.
Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës.
Lini një Përgjigje