
Analisti Ben Andoni duke komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, tha se ky është rasti i fundit që i jepet Bashës për të treguar veten.
Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Andoni theksoi se ky është momenti i të vërtetës për Lulzim Bashën, ndaj i duhet të tregojë nëse ka ende zjarr për ta ringritur PD-në, pas shkëputjes së vështirë nga lideri historik, Sali Berisha.
Ai shtoi se momenti i rikthimit të Bashës është shumë i mirë pasi qeveria është e përfshirë në skandale korrupsioni dhe ka humbje të besimit të publikut.
“Ky është fillimi i fundit nëse ka akoma zjarr në Partinë Demokratike për të bërë diçka. Ky është momenti më i mirë pasi PS po përballet me skandalet e korrupsionit dhe me një humbje besimi të madh te qytetarët”, tha Andoni.
Sipas analistit sfida e Bashës është nëse do ta bashkojë PD-në e fragmentarizuar, dhe ta rikthejë atë si një alternativë që qytetarët do t’i besojnë.
“Për zotin Basha tani është momenti i të vërtetës. I duhet të bëjë një mea-culpa të madhe që do jetë lideri i vërtetë i PD-së pa hijen e zotit Berisha. Që ai mezi u largua dhe kur e përjashtoi nga grupi parlamentar, një aktet më të mëdha të bëra në politikën shqiptare.
E dyta në momentin si do të organizojë të djathtën tashmë të fragmentarizuar. Tashmë shihet që PD ka një krizë lidershipi pasi me tërheqjen e Bashës ishte momenti që individë me ambicie dhe logjikë politike të shfaqnin projeksione ku do e çonin PD-në. Duke e njohur PD-në Basha nuk dha dorëheqjen, por bëri tërheqjen. Ai njihte thelbin që drejtojnë seksionet dhe grup seksionet dhe kuptohet që ky është momenti që fillon pjesa e ringritjes së PD. Unë mendoj që PD, kjo që është aktualish,t e ka mbyllur misionin e saj. Edhe PS e ka mbyllur misionin por që është në fuqi. Në Asamble u shfaqën nga diskursi i zotit Rama. Megjithatë në PD ka një brez që kërkon ta identifikojë PD-në, do të ishte shumë mirë që PD të riciklohej”, tha Andoni.
Lini një Përgjigje