TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2024, 16:19

Operacioni i SPAK, Fishta: Policia duhet të pastrohet në radhët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Fishta: Policia duhet të pastrohet në radhët

Ish-drejtuesi i policisë, Sadetin Fishta ka komentuar operacionin e SPAK ku u goditën 7 banda kriminale.

Në një intervistë në Ora News u shpreh se operacioni i SPAK-ut është në nivele të larta dhe se policia duhet të pastrohet në radhët e saj.

"Hetimi dhe operacioni i SPAK-ut janë në nivele të larta të performancës së SPAK-ut sepse ka goditur disa grupe kriminale.

Kohët e fundit ka goditur edhe brenda rradhës së policisë së shtetit, me persona të cilët kanë qenë të inkriminuar siç është rasti i drejtuesit të policisë vendore të Lezhës i cili ishte pjesë e një grupi kriminal.

Këto goditje i bëjnë mirë policisë së shtetit, sepse organizata e policisë pastrohet në rradhët e saja nga elementë të inkriminuar.

Policia e shtetit për shkak të bashkëpunimit të punonjësve të policisë me krimin, numri i të rënëve ka qenë relativisht i lartë.

Fakti që SPAK po godet, kjo është një shenjë e mirë, është pozitive dhe policia dihet se duhet të pastrohet në radhët e saj", tha ish drejtuesi i policisë.

 

Lini një Përgjigje