TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2024, 15:27

Aksioni i SPAK ndaj grupeve kriminale, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit; zbardhet kërkesa e avokatëve

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK ndaj grupeve kriminale, GJKKO lë në burg 9 të

30 persona të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. 

GJKKO ka lënë në burg 9 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u sekuestruan rreth 4. 5 milionë euro.

Të arrestuarit janë: Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli, si edhe një person tjetër i arrestuar gjatë këtij aksioni. 

Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa me kërkesë të avokatëve që të njihen me aktet seanca u shty dhe rifilloi në 13:00.

Mësohet se dosja ishte voluminoze, prej 240 faqesh. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyECC.

“Të dyshuarit kundërshtuan masën. Provat në legjislacionin shqiptar janë të pavlefshme”, u shprehën ata.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. 

Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur rreth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro. Falë këtij hetimi, SPAK ka zbardhur gjithashtu një sërë ngjarjesh kriminale dhe vrasje të bujshme që kanë ndodhur disa vite më parë. Sipas hetuesve grupet kriminale me rrezikshmëri të lartë kryenin aktivitetin në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.

Prokuroria e Posaçme ka goditur grupin kriminal të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-së Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Gjithashtu kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020.

Karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga këta veprime kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe të cilët janë kundërshtarë të njëri – tjetrit.

Tetë emrat që mbetën në burg:

1-Naim Stafuka vëllai i Enver Stafukës
2-Armando Ndreca vëllai i deputetit të PS
3-Robert Laçi, i përfshirë në një atentat në Fushë-Kuqe
4-Viktor Imeraj i dënuar me burgim të përjetshëm
5-Satilno Basho i dënuar për gjobëvënie
6-Deivis Bajramaj,
7-Drianto Bardhi,
8-Miri Bruli djali i dajës së Pëllumb Gjokës

26 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste, disa janë ekzekutuar 

1- Leonard Duka - Arrestuar në Belgjikë pret ekstradimin për vrasjen e Santiago Malkos
 2- Erlis Duka  - Në kërkim ende për vrasjen e Santiago Malkos
 3- Astrit Avdylaj - Shijak në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
4- Durim Bami - në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën
5- Endrit Dokle -  ish-anëtar i bandës së Durrësit në kërkim
6- Plarent Dervishaj -  në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit.
7- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS -  Në kërkim ish-deputet ndodhet në Dubai prej më shumë se një viti më parë, i përmendur në dosjen “Metamorfoza 
8- Xhevi Ndoka - vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka - I arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg 
9- Fatmir Hyseni alias Doçja  - Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
10- Albert Zaja, I arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit - komunikuar masa në burg
11- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca - Në kërkim pasi u lirua pak ditë më parë 
12- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
13- Miri Bruli-  Kushëri i Pëllumb Gjokës, biznesmen i njohur në Velipojë
14- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
15 - Ergert Mitri - Polic, Ish drejtori i policisë Lezhe
16- Klodian Shahini - ish punonjës policie kufitare
17 - Altin Morina - Ish efektiv i RENEA-s
18- Marklen Haka -disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,
19- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
20- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
21- Naim Stafuka - Fushe Krujë - I Arrestuar 
22- Samuel Ndoka - nipi i Arben Ndokës
23- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
24- Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
25- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, iu komunikua masa në burg
26- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”

Ngjarjet kriminale për të cilat SPAK hodhi dritë

1-Ekzekutimi i Bardhok Pllanës në Shkodër
2-Përplasja e Avdylajve me Bamët e Niklës
3-Vrasja e Can Karriqit 
4-Vrasja e Erigers Mihasit 
5-Vrasja e Armando Dumanit

 

aksion spak gjkko

Lini një Përgjigje