TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2024, 12:42

Habit avokati: Operacioni i SPAK dështoi, gjetja milionave cash ishte aksidentale!

Shkruar nga Pamfleti

Habit avokati: Operacioni i SPAK dështoi, gjetja milionave cash ishte

Avokati Kujtim Cakrani thotë se operacioni i fundit i SPAK ishte një dështim pasi nuk erdhi si rezultat i hetimeve por informacioneve të dhëna nga partnerët ndërkombëtar.Sipas tij, gjetja e sasisë së madhe të parave cash të sekuestruara gjatë këtij operacioni ishte aksidentale dhe jo rrjedhojë e një hetimi të mirëfilltë.

Gjatë ditës së sotme është planifikuar t’u komunikohet masa e sigurisë personave të arrestuar gjatë megaoperacionit të SPAK. Bëhet fjalë për rreth 14 të arrestuar në Shqipëri, masa për të cilët u ekzekutua nga ana e policisë.

Seanca gjyqësore nisi rreth orës 10:00, por u shty për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës. Ata kërkuan nga trupa gjykuese shtyrjen deri në orën 13:00 për t’u njohur me aktet gjyqësore dhe dosjen hetimore.

Kujtojmë se si pasojë e dosjes që njihet si “Metamorfoza 2” u goditën 7 grupe kriminale. Jashtë Shqipërisë janë arrestuar 6 persona, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga ky hetim u zbuluan aleancat mes grupeve për të goditur njëri-tjetrin. Urdhër-arrestet u nxorrën për personazhe të njohur të botës së krimit dhe në to përfshihej edhe ish-deputeti Arben Ndoka dhe 4 zyrtarë policorë.

Autoritetet sekuestruan shuma të mëdha parash cash, flori, bizhuteri e makina të blinduara, vlera e të cilave shkon në rreth 3 milionë euro. Falë këtij hetimi, SPAK ka zbardhur gjithashtu një sërë ngjarjesh kriminale dhe vrasje të bujshme që kanë ndodhur disa vite më parë.

Lini një Përgjigje