TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2023, 16:13

Olaf Scholz reagon për paktin Rama-Meloni: Shqipëria, shumë shpejt pjesë e BE

Shkruar nga Pamfleti
Olaf Scholz reagon për paktin Rama-Meloni: Shqipëria, shumë
Rama-Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka komentuar marrëveshjen për emigrantët e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë. I pyetur nga mediat, ai ka thënë se Shqipëri do të jetë shumë shpejt anëtare e BE, por pa dhënë më shumë detaje nëse vendi ynë do të anëtarësohet si pasojë e paktit apo është deklaratë klishe që BE e do Ballkanin pranë vetes.

Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh gjithashtu se, sipas mendimit tonë, Tirana do të bëhet së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian”, tha kancelari gjermane në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së në Malaga.

Ne po flasim se si t'i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Ne do ta shohim draftin me kujdes. Ajo që ka rëndësi është mos u mundoni t'i kapërceni vetëm sfidat", u shpreh ai.

Kancelari gjerman tha se duhet bashkëpunim me vendet jashtë unionit për të kapërcyer këtë vështirësi.

"Bashkëpunoni me vendet jashtë BE-së kundër emigrantëve të paligjshëm. Duhet të reduktohet imigracioni i parregullt. Për këtë do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç është tani me Turqinë. Por mund të ketë edhe të tjera në rrugë. Për sa i përket kësaj situate, ne duhet të veprojmë në një mënyrë shumë pragmatike dhe efikase", tha përsëri Scholz.

Lini një Përgjigje