TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2023, 14:37

Marrëveshja për refugjatët, gazetari italian: Tentativë e Melonit për të hequr vëmendjen nga problemet e brendshme

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për refugjatët, gazetari italian: Tentativë e

Gazetari italian Massimiliano Scagliarini ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar për emigrantët mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij Meloni.

Ai tha se kjo marrëveshje është shumë e vështirë të realizohet, teksa shtoi se në Itali është pritur me skepticizëm dhe me kritika të shumta.

Ai u shpreh se ende nuk ka shumë qartësi se si do të funksionojë kampi i refugjatëve në Shqipëri, ndërsa theksoi se në Itali kjo çështje po shkohet si një tentativë e kryeministres Meloni për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Italisë.

“Mediat italiane janë pak skeptike, pasi marrëveshja konsiderohet si një mënyrë e qeverisë Meloni për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme, të cilat janë probleme mbi ligjin e financave dhe bilancin për qeverinë e vitit 2024. Ka shumë skepticizëm, pasi marrëveshja ka shumë pika të panjohura edhe nga pikëpamja juridike, pasi sipas shumë vrojtuesve, ndoshta shkon edhe ndesh kushtetutës italiane sa i takon materies së emigrimit.

Opozita ka folur sa i takon vështirësive të mëdha të qeverisë por edhe për fillimin e një të ashtuquajture “Guantanamo” në Shqipëri. Madje opozita italiane ka kërkuar largimin e partive shqiptare nga Partia Socialiste europiane, pasi do ishte kundër çdo filozofie që kanë partitë socialiste mbi emigrimin. Mendoj se kjo marrëveshje është shumë e vështirë për tu realizuar. Meloni bëri një marrëveshje të ngjashme me Tunizinë, por nuk u fol më për këtë marrëveshje”, tha gazetari italian për “Euronews Albania”.

marreveshje gazetari meloni

Lini një Përgjigje