
Gazetarja Anduena Llabani thotë se i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, në sallën e gjyqit, për dosjen “Plumbi i Artë”, ka kërcënuar një avokate.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se Dumani, deri më tani, ka thënë gjysmën e gjërave që di.
“Po ndodh një proces hetimi brenda një procesi gjykimi. Është seanca e gjashtë që Nuredin Dumani dëshmon në procesin gjyqësor. Ka shumë për të thënë. Një dekadë ngjarje pa autor, vrasje me pagesa, të financuara nga biznesmenë dhe kundërshtarë të grupeve kriminale në vend.
Nuredin Dumani ka kërcënuar në sallën e gjyqit, një avokate. Me fjalët, që vetëm ti më ke mbetur pa vrarë. Kjo ka detyruar gjykatën të marrë pushim. Prokurori ka kërkuar përgjimin e audios. Kemi një dëshmitar të drejtësisë, që hetohet në sallën e gjyqit për kërcënim ndaj avokates. Dumani ka thënë gjysmën e gjërave që di. Emrat e personave që përmenden nga Dumani, i përkasin grupeve kriminale”, tha Llabani.
Lini një Përgjigje