TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 22:19

Pse po e mbyll TikTokun tani Rama? Artan Hoxha: Tentoi disa mënyra për ta kontrolluar, por nuk ja doli dot

Shkruar nga Pamfleti

Pse po e mbyll TikTokun tani Rama? Artan Hoxha: Tentoi disa mënyra për

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se, Edi Rama ka tentuar ta censurojë Tik Tokun, por nuk ja ka dalë dhe për këtë arsye, ka vendosur që ta mbyllë krejt për 12 muaj.

Hoxha tha te “Syri Tv”, se në këtë rrjet social opozita ka më shumë sukses dhe kjo i prish punë Edi Ramës.

U ka gjetur shqiptarëve një tel që i prek vërtetë të gjithë. Tani, pse e bën në këtë moment. Arsyeja kryesore është fare e qartë. Tik Tok është i vetmi rrjet në Shqipëri që nuk mund të bllokohet nga OJQ-të apo disa organizata.

Në Facebook të bllokojnë, në Instagram ty të bllokojnë. Rama vetë atë sy më sy ku e bën, në Instagram dhe Facebook.

Tik Tok ka pikërisht këtë problem, para është shumë e vështirë, i pamundur për tu censuruar. Dhe së dyti është po ashtu shumë i vështirë për tu kontrolluar. Dhe ai duke parë se kjo gjë, sepse i ka testuar edhe me rrugë të tjera dhe nuk ja ka dalë dot, atëherë në këto kushte, i ka rënë shkurt, i fusim një të mbyllur për 12 muaj.

Mund ta bënte edhe për 3-6 muaj, por e ka lënë fiks për 12 muaj.

Arsyeja që ai publikoi është skandaloze. Sot reagoi babai i Martin Canaj, dhe tha  se djali im nuk ka pasur as Tik Tok e as Snapchat. Rama e ka marrë këtë vendim, për të bllokuar një rrjet që nuk e kontrollon dot.

Rama është mësuar që kur ka qenë kryetar bashkie që do të kontrollojë çdo gjë. Dhe me Tik Tok dha e mori dhe nuk arriti dot të ja dilte. Dhe duke parë edhe aksesin më të madh që ka opozita aty. Opozita dhe njerëzit e pavarur nga mazhoranca kanë akses dhe nëpërmjet Tik Tok, mund ta shpërndajnë një informacion në kohë rekord dhe mund të krijojnë nëpërmjet këtij rrjeti një problematikë për industrinë e pushtetit dhe sidomos kur jemi në fushatë elektorale", u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Lini një Përgjigje