TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2025, 22:07

‘GJK uli br*kët’/ Vishaj: Në Shqipëri o do të bëhesh pro qeverisë, ose do të mbyllësh gojën

Shkruar nga Pamfleti

‘GJK uli br*kët’/ Vishaj: Në Shqipëri o do të

Avokati, Saimir Vishaj, ka folur mbi vendimin që Edi Rama mori për të mbyllur aplikacionin TikTok, me argumentin që ka biseduar me 65 mijë prindër, avokati u shpreh se gjendja është e rëndë dhe për tu habitur se si ai i merr këto vendime dhe nuk kemi as gjykatë ku të drejtohemi, pasi gjykatat po survejohet dhe po kontrollohen.

Politika qenka e till, që në një fushatë elektorale, që do të jetë nga më të ashprat, nuk kemi një Gjykatë të cilat ne shpresojm se ishte dhe GJK e cila uli br*kët’, u shpreh Vishaj i ftuar në emisioni 'ÇIM PEKA LIVE'

Sipas tij, duhet që qytetarët të flasin pasi po e mbyllëm dhe  ne gojën para sistemit të drejtësisë nuk do ta gjejmë asnjëherë të drejtën para kësaj drejtësie të betonuar.

Saimir Vishaj: Nuk jemi para një ligji i cili cenon apo prek sigurinë kombëtare. Gjendja është më e rëndë që këtë akt administrativ apo VKM, është për tu habitur në këto dy muajt e fundit që urdhëron mbylljet dhe nesër çdo një nga ju do ta qoj në Gjykatë Kushtetuese.

Ajo që mua më tremb është që goditja e ditëve të fundit të anëtarëve me survejime jashtë objekteve apo gjykatës kushtetuese, kjo është tronditëse.

Këtu o jemi përpara një fakti i cili cenon rrënjën dhe sigurinë duhet ta pranojmë dhe nga ana tjetër ju keni të drejtë për ta quar në Gjykatë Kushtetuese por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese sepse është nën presion.

Hera e parë që ndodh në Shqipëri që një anëtarë i GJK përgojohet apo regjistrohet procedimi penal, kjo është tronditëse.

Beteja me drejtësinë, kurse çdo kryeministër apo VKM shkon e vjen por askush nuk ta njeh që është vendim qeverie nëse nuk është ligj nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ju përmendët disa shtete që janë më problematikë në të gjithë botën, por janë të detyruar të zbatojnë ligjin. VKM nuk është ligj.

Dalja në skenë e vendimit apo përgjimit të një anëtari të GJK ju do të lodheni kot sepse kemi humbur betejën me drejtësinë. Një vend që nuk ka GJK, që nuk ka GJL, këtu bien kambanat. Çdo VKM, në vend të shkojë në GJK, të garantoj me këtë gjykatë që është nën survejim është turp që të shkojë një kërkesë kundër qeverisë. Është tronditëse lajmi dhe publikimi i vendimit të përgjimit të një anëtari të GJK.

Politika qenka e tillë, që në një fushatë elektorale, që do të jetë nga më të ashprat, nuk kemi një Gjykatë të cilat ne shpresojmë se ishte GJK e cila uli br*kët.

Tani çdo kërkesë që do i shkojë do të kontrollohet dhe dihet që në Shqipëri o do të bëhesh pro qeverisë ose do të mbyllësh gojën.

Rastet të tilla nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Nëqoftëse nuk kemi rend, që po arrestohen shefa komisariati, atëherë qytetarin kush e mbron?

Kjo na del që fushata ka dalë jashtë kontrrollit. Atëherë na duhet që ne qytetarët të flasim dhe po e mbyllem dhe ne gojën para sistemit të drejtësisë, në momentin që vetë organi akuzës survejon, vëzhgon një anëtarë të GJK ju garantoj që nuk do ta gjeni dot të drejtën, përpara kësaj drejtësie të betonuar, as ne jo më një qytetarë i thjesht që çon kërkesa për një problem të till.

Lini një Përgjigje