TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2024, 22:44

“Nuk u zbulua kurrë çfarë kishte në çantë”, gazetari përshkruan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk u zbulua kurrë çfarë kishte në

Gazetari Armand Bajrami tha se provat për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan janë shumë të pakta.

Ai tha se në pamjet filmike që janë dosje, duket një njeri që merr dokumente e një çantë që nuk dihet se çfarë ka brenda, por duket shumë e rëndësishme për sa kohë që person ii merr dhe largohet në momentin që aty është kaos dhe ka shumë të shtëna armës.

“Kemi dy pistoleta që nuk e dimë se ku janë, kemi dy persona që nuk dihet se kush janë. Kemi atë automjetin që u bë fillesa e gjithë këtij konflikti, që është verifikuar se një nga personat që ishte në automjet, pasi edhe dyshimi i ngritur ishte pikërisht që mbërritja e personave ishte pikërisht që të ndalonte policinë të procedonte penalisht e të mos bënte kontrollin e mjeteve ku dyshohet se kishte material zgjedhore.

Në dosje janë pamjet filmike, ku një nga personat duke shfrytëzuar situatën e tensionuar mes të shtënave dhe kaosit, ka marrë disa material, që duket të paktën si disa shkresa me ngjyra pro edhe një çantë, që në pamje duket një dosje e rëndomtë dhe një çantë të hedhur krahaqafë, që duket të ketë një peshë. Këto janë të gjitha të panjohura deri më tani”,-tha gazetari në “Review” në Euronews Albania.

elbasan vrasje pjerin xhuvani gazetari

Lini një Përgjigje