TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2024, 22:29

21 Janari, familjarët e Aleks Nikës zbulojnë kush i prishi provat e vrasjes

Shkruar nga Pamfleti

21 Janari, familjarët e Aleks Nikës zbulojnë kush i prishi provat

Këtë të diel në “Review” u fol për disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kronikës së zezë ndër të cilat më e rëndësishmja, është çështja e 21-janarit, ku vrasja e Aleks Nikës mbetet e pazbardhur.

Kanë qenë familjarët e Aleks Nikës të cilët kanë treguar se kush i prishi provat e vrasjes në bulevard. Ata treguan se qeveria Berisha i prishi provat dhe kjo sipas tyre do të thotë pranim fajësie.

“Qeveria Berisha i prishi provat dhe kjo do të thotë pranim fajësie. Megjithëse janë deklarata publike po ashtu që Berisha dhe Basha e kanë pranuar që vrasjet janë bërë nga shteti. Edhe gjykata e Strasburgut thonë se ajo vrasje shtetërore, e gjithë sfida për SPAK është që ti provojë këto fakte e këto prova”, kanë shkruar familjarët.

Gazetari Sokol Bregu tha se në këtë çështje ka një problem, teksa tha se Sali Berisha nuk është hetuar kurrë për 21 janarin.

“Pasi deri më tani Sali Berisha nuk është hetuar kurrë për 21 janarin, kur kjo të mbarojë gjithçka do të jetë që u hetua dhe nuk u gjet fajësia e tij”,-tha gazetari.

 

21 janari familjarët aleks nika prova vrasje

Lini një Përgjigje