
Në mbledhjen e rregullatorit të KQZ është diskutuar kërkesa e PS lidhur me shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë, me argumentin qendrat e votimit janë të paaksesueshme për shkak të aktivitetit G’iro D’italia.
“Sipas PS lëvizja e qytetarëve mund të jetë vështirë dhe për këtë kërkohet shtyrja e orarit deri në 22:00”, u shpreh përfaqesuesi i PS duke kërkuar shtyrjen e orarit.
Komisioni nuk arriti të bënte një votim për shtyrjen e orarit pasi nuk plotësohej korumi i votave, duke qenë se dy anëtarët e PD-së braktisën mbledhjen.
Kjo gjë solli dhe dështimin e kërkesës për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë.
Lini një Përgjigje