TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 14:05

Zgjedhjet/ Rëndohet situata në Pogradec pas arrestimit të “Luanit”, nipërit e tij dhunojnë gruan dhe djalin e komisionerit të PS

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet/ Rëndohet situata në Pogradec pas arrestimit të
Rëndohet situata në Pogradec pas arrestimit të “Luanit”

Situata në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec vazhdon të agravohet pas incidentit mes eksponentit të PD dhe komisionerit të PS.

Eksponenti i PD Luan Tollozhina goditi me grusht komisionerin e PS, Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të.

Tollozhina ra në pranga pasi rreth orës 10.30 hyri në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike 52 vjeçarit me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qendër votimi.

Pas kësaj situate, nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në familjen e të dhunuarit dhe kanë goditur gruan dhe djalin e komisionerit.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, sipas policisë.

rëndohet situata në pogradec

Lini një Përgjigje