TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 14:00

Vazhdojnë tensionet në Pogradec/ Goditi me grusht komisionerin, arrestohet eksponenti i PD

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdojnë tensionet në Pogradec/ Goditi me grusht komisionerin,
Komisioneri i dhunuar i PS

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditën e sotme gjatë procesit të zgjedhjet, në Pogradec. 

Një simpatizant i PD u arrestua pasi dhunoi komisionerin e PS në një qendër votimi. Sipas informacioneve të policisë të afërm të të arretsuarit 63-vjeçar Luan Tollozhinës, pas konfliktit shkuan në banesën e komisionerit dhe goditën familjarët e tij bashkëshorten dhe djalin. 

Mësohet se djali i komisioreit 52-vjeçar po merr mjekum dhe ndohet jashtë rrezikut. 

"Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje