TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 15:58

Gjykata i refuzon të drejtën e votës Florenc Çapjas

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata i refuzon të drejtën e votës Florenc Çapjas

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Çopjas për të votuar. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj. Florenc Çapja i ishte drejtuar Gjykatës për të marrë të drejtën e votës, kërkesë që i është refuzuar.

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, u ekstradua nga Dubai pak ditë më parë.

44-vjeçari është i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Florenc Çapja, së bashku me xhaxhain e tij Ardian Çapja, që është kreu i grupit kriminal të njohur të Çapjave të Elbasanit, janë të dënuar me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012. 

 

Lini një Përgjigje