
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë maleve.
Sa i takon temperaturave, Bajram Curri, Korça dhe Peshkopia regjistrojnë vlerat më të ulëta, përkatësisht 3/9, 5/11 dhe 5/12 gradë celcius.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Lini një Përgjigje