TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 22:20

Ervin Karamuço: Ka video të vrasjes së gjyqtarit Kalaja, nuk ka qenë goditje statike

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Karamuço: Ka video të vrasjes së gjyqtarit Kalaja, nuk ka

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Karamuço u shpreh se ka konfirmuar me policinë se autori ka përdorur një armë “Makarov”. Ai shtoi se autori Elvis Shkambi ka qëlluar 5 herë dhe se goditja nuk ka qenë statike.

“Është përdorur armë makarov, është një armë e vogël. Janë armë që nuk bien në sy, zënë pak vend. Mbahen lehtësisht maksimumi 7 plumba. Mesa kam kuptuar autori ka qëlluar 5 here dhe e ka dorëzuar armën bosh. Mund të ketë pasur edhe 7 plumba. Nuk ka qenë goditje statike që ai ka qëndrua dhe ka goditur. Autori dhe viktima janë zhvendosur, njëri për tu mbrojtur tjetri për të qëlluar”, u shpreh Karamuço për “Euronews Albania”.

Ai tha gjithashtu se ka pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes. Karamuço shton se të pranishmit kanë shpëtuar nga plumbat falë dy dyerve që ka salla e gjyqit dhe kanë dalë teksa autori qëlloi drejt gjyqtarit.

“Ka pamje filmike, në atë moment kur ai ndiqte gjyqtarin është hapur dera dhe disa persona kanë dalë se salla është më dy dyer. Kjo është e gjithë dinamika me sa kuptoj unë nga trajektorja e plumbave”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje