TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 21:58

"I ktheu në biznesmenë duke u dhënë tenderë", Artan Hoxha: Ramën e solli krimi dhe droga në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

"I ktheu në biznesmenë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me qeverinë, kryeministrin Rama dhe lidhjet e tij me krimin. Ai u shpreh se Ramën e solli krimi në pushtet dhe më pas ai i ktheu në biznesmenë duke u dhënë tenderë.

“Duke ndjekur gjithë këtë narrativë që bëre ti, që unë e kam bërë disa herë dhe kam shpjeguar se pse Rama është sot këtu ku është. Kam pasur mundësinë dhe fatin ta shoh kur ishte në opozitë, duke ndenjur në këto qarqe me këta që u rritën mbrapa dhe unë fillova ti gjeja, Kolumbi, Ekuador, Bolivi, në këto vende të çuditshme dhe unë i kam parë aty, i kam parë rrotull tij. Pra, ai erdhi bashkë me ta, duke bërë një marrëveshje të cilën nuk e kuptonim në moment. Por harronim dhe tjetrën, që ky njeri ka qenë shumë gjatë drejtues i bashkisë së Tiranës, që është një pol shumë i rëndësishëm fuqie në këtë vend, se njohja është e hershme e jo sot. E përdori këtë aleancë që të vinte në pushtet dhe pasi erdhi në pushtet, bëri atë që bëri", tha Hoxha për “Syri Tv”.

Gazetari vijoi duke përmendur operacionet e para të qeverisë socialiste.

“Veprimet e para që bëri në 2013, kur u bë operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ që në fakt ishte marrëzia e fundit. U mor nën kontroll biznesi i lojërave të fatit. Pastaj erdhi operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014, u mbajt nën rrethim, e pamë betejën, pamë arsenalin e atyre brenda dhe arsenalin e shtetit. Pamë se çfarë ndodhi. U krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Na u referua që u shpërbë kjo. Që aty u pa që ai po synonte të merrte nën kontroll atë që kishin pasur të tjerët”, u shpreh ai.

Gazetari Hoxha kujtoi më tej kanabizimin e vendit, konkretisht mes viteve 2015-2016.

“Ne e mbajmë mend se çfarë ndodhi në 2015-2016, kanabizimi i vendit. Nuk fliste askush, as nga trupi diplomatik sepse kam qenë në atë vit në 5 ambasada ku shpjegoja me tabelë se si ishte bërë. Që atëherë unë thoja që ishte kryeministrit, se nuk e bën dot një ministër. Dhe që në fillesa ne e pamë se si po funksiononte skema e Ramës e kriminalizimit të vendit”, shtoi Karamuço.

Hoxha përmendi edhe zgjedhjet e vitit 2017 dhe përfshirjen e organizatave kriminale. Ai deklaroi se zgjedhjet u fituan sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në dhe janë aty. Sipas gazetarit, 2021 u mor me kokainën.

“Erdhi 2017, sakrifikuam ministrin e Brendshëm duke i faturuar kanabisin dhe kaluam tek kokaina duke u hapur në kontinent dhe në kontinente të tjera. Si u fitua 2021? U fitua sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në zgjedhjet parlamentare dhe janë aty. 2021 u mor me kokainën. Me 1 ton kokainë ti fiton jo vetëm një palë zgjedhje, por më shumë. Dhe më pas ne pamë si u ndanë koncesionet, statusi i investitorëve strategjikë dhe sot ne jemi në një situatë ku ne nuk e ndajmë dot se ku mbaron politika, ku fillon biznesi dhe ku përfshihet bota e krimit”, përfundoi ai.

Në fund, Hoxha përmendi edhe transformimin e botës së krimit në biznes. "Më kujtohet një batutë e një nga këta të botës së krimit: Ne paskemi qenë budallenj, kujtonim se bëheshim të pasur vetëm duke shitur drogë. Ky që erdhi në pushtet na mësoi të bëheshim biznesmen. Merr tendera, ke bërë milionin e parë andej, futu këtu dhe puno këtu brenda”.

6 Komente

  1. A
    Ardi

    Shumë interesant ky njeri. I pastër dhe i pa përlyer. Ke qef ta dëgjosh kur flet.Shkurt fundërrinë dhe një egoist i qelbur

    1. M
      Muzaka i Ri

      Po e ka thënë te suçka e peçkes është e vertetë, kur e thotë ky daullja që akuzohet se ka vene gjoba, është më se e vertetë. Kur të nxjerin të pa larat ne shesh, at'herë nuk bënë më as vellai për këta palaço gazetar. Rama mund të ketë 1001 të zeza, por që ka qënë më i votuari ne vend ne nivel lokal edhe qendror nuk e zbehë dot ky,sa do të madhe ta kete koken.

      1. N
        Noci

        Po si ben kriminele popullin qe e voton mor zagare qe tani ke ndruar gjuetari Rama eshte qytetar Tirane dhe i njohur se ne radhe te pare ka qene sportistëve pastaj nje publicist i fuqishëm.Tani qe krimi ka marre goditje neper Shqiperi jeni bere me te eger se nuk keni ke te promovoni.Shko lepiji prapanicat Syrit se te jep ndonje cope bike mjafton te shani Ramen

        1. M
          Mario

          Njeri dhe palo gazetar me te lig nuk ben nena.Lepires I asaj.

          1. H
            Hasani

            Gazetari Hoxha deri dje rrinte ne breket e Rames,sot qe e paguajnè tè Salès flet ndryshe.Kèta monstra duhèn burgosur pèrjetèsisht se po marrin ne qaf vendin.

            1. N
              Nje Sjqiptare ????????

              Cfar po flisni e shikoni ku vajti Shqiperia a doni qe femijet te rriten me krime ???

              Lini një Përgjigje