
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka reaguar shumë i irrituar mbi ngazëllimin që ka pasur në publik për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Edhe pse u vra një person, kishte shumë nga ata që e vlerësonin aktin. Sipas Karamuços kjo është kambanë alarmi për shoqërinë.
“Unë e kam me këta të alkoolizuarit e tjerë. Këta të rrjeteve sociale që u gëzuan me vrasjen. Ne jemi në sindromën që dhunën e shohim zgjidhje në çdo gjë. Do kemi ngjarje të tjera nëse vazhdojmë kështu. Nuk mund të ndodhë në mes të ditës të thuash që mirë ja bëre o Avni Rustemi. Duan ta glorifikojnë si hero. Turp i madh. Është faqe e zezë që kjo ngjarje nuk na ka ndodhur në luftë e ndodh sot, ne të bëjmë hero këtë. Turp i madh për shqiptarët”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje