
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll. Ai tha se prokurorët e cilësojnë si personazh shumë inteligjent, dinak dhe shumë agresiv.
“Prokurorët thonë se ka qenë shumë inteligjent, dinak dhe shumë agresiv. Kam dëgjuar edhe për tradhti edhe për lidhje familjare, por dua të them që kur ngrihen të gjitha autoritetet në botë, nuk besoj se i shpëton kush. Do të vijë në Shqipëri apo në Itali këtë nuk e dimë, por më mirë të shkojë në Itali sepse me sistemin shqiptar gjithmonë ia kanë dalë këto”, tha Karamuço për “Abc news”.
Ai u ndal gjithashtu edhe tek zhdukja e Jan Prengës për të cilën tha se deri më sot nuk ka një provë që ai person është vrarë.
“Deri më sot nuk ka një provë të vetme që ai person është vrarë, por vetëm provë që e kanë torturuar”, u shpreh Karamuço.
Lini një Përgjigje