TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2023, 22:27

Ervin Karamuço: 53 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve s’kanë kaluar vettingun

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Karamuço: 53 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për sistemin e drejtësisë ndërsa komentoi dhe progres raportin e Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Karamuço theksoi se 53% e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar vettingun.

Sipas tij disa prej tyre kanë pasur arsye që mund të përbënin dhe vepër penale.

“Dhe ata që kanë dhënë dorëheqjen dhe ata që janë skualifikuar nga procesi i vettingut, duhet të kalojnë në një fazë të hetimit pro-aktiv për të parë pasuritë etje. 53% e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kanë kaluar vettingun. Kanë pasur arsye që nganjëherë mund të përbëjnë dhe vepër penale. Për këtë vepër penale duhet të ishte përfshirë SPAK”, tha Karamuço.

 

ervin karamuco veting prokurore

Lini një Përgjigje