TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2023, 16:59

Moti i keq/ Rënie inertesh dhe përmbytje, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Lezhë-Milot

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Rënie inertesh dhe përmbytje, vështirësohet

Moti i keq në vendin tonë ka shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Lezhës...

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Lezhë-Milot.

Vërshimi i ujërave nga mali kanë sjellë përmbytje të rrugës në një gjatësi prej 50 metrash në afërsi të fshatit Tresh.

Sipas raportimeve, kjo situatë ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjellë dhe inerte në rrugë.

Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër, por pa krijuar probleme.

inerte permbytje lezhe milot rruge

Lini një Përgjigje