TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2023, 19:37

Kreshnik Hajdari i Kuçovës drejt heqjes së mandatit, drejtësia greke e nxjerr zbuluar

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Hajdari i Kuçovës drejt heqjes së mandatit,

Avokati Arben Llangozi ka paralajmëruar se kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit së shpejti do t’i hiqet mandati dhe do të përfundojë pas hekurave.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai tha se drejtësia vonon por nuk harron, duke theksuar se ditën e martë do të jetë në KQZ, për t’i hequr Hajdarit mandatin që sipas Llangozit është fituar me korrupsion. Pra KQZ do të diskutojë mbi mandatin e tij javën e ardhshme.

"Kreshnik Hajdari, kryetari i bashkisë Kuçovë, që dhunoi prindërit e mi, bashkëfshatarët e mi, tani nuk të mbron dot Salillari , oligarku që ju shpëtoi nga prangat për korrupsion.

Ditën e martë do jemi në KQZ, për të hequr mandatin e vjedhur, mandatin e fituar me korrupsion. Hajdar drejtësia vonon por nuk harron dhe këtë herë çekiçi i drejtësisë do të godas kokën tënde.

Një pyetje kam për prokurorin Dritan Prençi pse nuk e arreston Hajdarin me konfirmimin nga drejtësia Greke apo të kanë ndërhyrë oligarkët?", shkruan ai. 

Edhe pak ditë më parë, avokati Arben Llangozi ka paralajmëruar se kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari është shumë pranë arrestimit dhe rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg.

Llangozi shkruan se autoritetet greke kanë dorëzuar pranë prokurorisë shqiptare letër porosinë dhe kanë vendosur në dispozicion të saj dosjen penale në ngarkim të Hajdarit të Kuçovës.

Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”. Përveç burgut, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie pasi nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit.

Tre vite më parë Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë përplasur fizikisht me policinë si pasojë e një projekti korruptiv të kryer nga Kryetari i bashkisë Kreshnik Hajdari.

Këta banorë kundërshtojnë nisje e punimeve për ndërtimin e një ujësjellësi nga i cili thuhet se do përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm 7 fshatra. Banorët e Lumasit janë në protestë prej vitesh pasi nuk pranojnë të ndërtohet ujësjellësi.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë banorët e fshatit Lumans në Kuçovë që protestonin kundër marrjes së ujit nga burimi i Sinecit.

120 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, pak muaj më parë ju drejtuan me një kallëzim penal prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale për akuzën e “Falsifikimit të formularëve” ndaj Kreshnik Hajdarit.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve Greke, duke kërkuar prej kësaj të fundit dosjen penale të dënimit ndaj kryetarit të Bashkisë, Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Ditën e premte autoritetet Greke kanë dorëzuar pranë prokurorisë shqiptare letër porosinë, dhe ka vendosur në dispozicion të saj dosjen penale në ngarkim të Hajdarit të Kuçovës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Autoritetet greke e kanë shpallur për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Por fakti që nuk e ka përmendur dënimin në formularin e vetëdeklarimit, Hajdari rrezikon të humbë të drejtën e qëndrimit si kryetar bashkie.

Hajdari i Kuçovës rrezikon arrestimin dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim”, shkruante avokati Arben Llangozi.

kuçovë llangozi

Lini një Përgjigje