
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në një takim në Bruksel.
I pranishëm në takim do të jetë dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi ministrat pritet të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Ai që do të kryesojë këtë takim do të jetë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje