TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2023, 21:12

Evakuohet nga Gaza nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj, MEPJ: Po vijojnë procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Evakuohet nga Gaza nëna shqiptare me 4 fëmijët e saj, MEPJ: Po

Ministri i Punëve të Jashtme ka bërë me dije se janë evakuuar nga Gaza pesë shqiptarët e parë dhe se bëhet fjalë për një nënë së bashku me katër fëmijët e saj.

Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Igli Hasani bëri me dije se aktualisht ata ndodhen në Egjipt, dhe se po kryhen procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri.

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, shkruan Igli Hasani në platformën X.

gaza evakuimi shqiptarëve

Lini një Përgjigje