TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2023, 21:54

“Nuk ka polic që më ndalon”, Hila: Masa ndaj Berishës u vendos pas komenteve të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka polic që më ndalon”, Hila: Masa ndaj Berishës

Analisti Dritan Hila, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hila u shpreh se kjo masa e vendosjes së policisë pranë banesës së Berishës gjatë arrestit shtëpiak mund të jetë kërkuar për shkak të paralajmërimit të ish-kryeministrit se “nuk ka polici ta ndalojë”.

Ai shtoi se Berisha ka bulliuzar “nga mëngjesi në darkë” prokurorët dhe gjykatësit duke i përmendur familjen dhe biografinë.

“Berisha premtoi që nuk ka polici që e ndalon. Po e citoj fjalë për fjalë. Ndoshta SPAK e gjykoi të arsyeshme vendosjen e policisë pranë banesës së tij pas kësaj. Berisha ditë më ditë bullizon prokurorët e gjykatësit nga mëngjesi në darkë. I qepet dhe i shan nga familja, biografia e të gjitha”, u shpreh ai në “News 24”.

sali berisha spak dritan hila

Lini një Përgjigje