
Gjyqtarja Rudina Palloi do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca që do të mbahet nesër në GJKKO për caktimin e masës ndaj ish-kryeministrit.
Mësohet se përzgjedhja e saj është përcaktuar me anë të shortit.
Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe kanë kërkuar më tepër prova për kërkesën e SPAK.
Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi.
Në votimin e seancës të së enjtes, 21 dhjetor 2023, në më pak se 9 minuta, me 75 vota pro Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të autorizuar për arrestimin e Sali Berishës. Tentativat e vakëta të Berishës, përmes tensioneve në Kuvend dhe protestës përballë, rezultuan të paefektshme për ish Kryeministrin.
Sali Berisha është nën hetim nga SPAK për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5.4 mln euro.
Lini një Përgjigje