
Shërbimi i Kontrolli të Burgjeve ka reaguar mbi arrestimin e shefit të policisë në burgun e Drenovës.
Mësohet se është ndaluar Mariglen Kadiu, i cili më herët ka qen në burgun e Peqinit. Sipas Shërbimit të Kontrolli të Burgjeve, ai akuzohet për futje të sendeve të paligjshme në qeli. Bashkë me të është proceduar dhe një i burgosur në burgun e Drenovës.
Njoftimi i plotë
Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023 , regjistruar në Prokurorinë Elbasan , për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve , nenet 324/a dhe 283 K.Penal , nga Shërbimi i Kontrollit te Brendshëm ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit te Përgjithshëm pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Elbasan shkrese nr. 1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:
1. Ndaj personit nen hetim M.K me detyre ish shef i policisë ne IEVP Peqin aktualisht shef i policisë ne IEVP Korçë masën e sigurimit personal arrest shtëpie i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.
2. Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan dënimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i veprës penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masën e sigurimit personal “arrest me burg”.
Lini një Përgjigje