
Avokati Leonard Karaj tha se GJKKO do të pranojë të gjitha kërkesat e SPAK lidhur me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.
Sipas tij, kjo është arsyeja pse SPAK ka shtuar elementë të tjerë më kërkesën e vet, siç është ndalimi i ish-kryeministrit Berisha për të komunikuar me persona të tjerë përveç familjarëve.
Karaj shprehet se fati i Berishës ishte vendosur që kur u dha masa detyrim paraqitjeje, pasi ai nuk mund të shkojë në burg për shkak të mohës së tij.
“Në rastin konkret SPAK i ka kërkuar të gjitha, ka kërkuar vendosjen e një polici tek dera duke kërkuar zbatimin e arrestit shtëpiak se ata qe dinë shumë se edhe nëse Berisha e shkel arrestin e shtëpisë ai nuk mund të shkojë në burg për shkak të moshës. Masat plotësuese vendosen zakonisht nga gjykata, nuk kërkohen nga prokuroria. Fati i Berishë është vendosur disa kohë më parë, që kur u dha masa detyrim paraqitjeje, ku çështja u bë më shumë politike, ishte gjyq politik. Pas disa vitesh do ta shikoni që ai do dalë i pafajshëm nga gjykata e Strasburgut për shkak të shkeljes së rrugës procedurale nga SPAK”, tha Karaj në “Euronews”.
Lini një Përgjigje