Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë, duke u transferuar nga Peqini.
Shefi i policisë së burgut të Drenovës ka rënë në pranga mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh. Dhe procedimi i tij ka ardhur pikërisht për shkak të vrasjes që ndodhi aty 10 ditë më parë.
Në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Elbasanit ka nisur mbi shkeljen e masave të sigurisë në burgun e Peqinit, ka zbuluar se vetë shefi i policisë së burgut ka qenë i përfshirë në futjen e sendeve të paligjshme në këtë burg, kur ishte i punësuar aty. Prokuroria ka gjetur shumë sende të futura në qeli dhe ka marrë në pyetje të burgosurit ku duket se ka dalë dhe emri i Kadiut, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Prokuroria ka kërkuar burg për të, por për shkak se ka një fëmijë të sëmurë, gjykata e ka lënë në "arrest shtëpie".
Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë, duke u transferuar nga Peqini.
“Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023, regjistruar në Prokurorinë Elbasan, për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve, nenet 324/a dhe 283 K.Penal, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, në zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Elbasan shkresë nr. 1485 dhe 1486 datë 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:
1. Ndaj personit nën hetim M.K me detyre ish shef i policisë ne IEVP Peqin, aktualisht shef i policisë në IEVP Korçë, masën e sigurimit personal arrest shtëpie i dyshuar për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.
2. Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan dënimin ne IEVP Drenovë, i dyshuar si autor i veprës penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP”, masën e sigurimit personal “arrest me burg””, njoftoi Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Kujtojmë se në 15 Dhjetor brenda burgut të Peqinit, u vra Arben Lleshi. Ai u ekzekutua me pistoletë nga një i dënuar tjetër, Sokol Mjacaj. Si pasojë e ngjarjes u plagos edhe Indrit Shaqja, i cili dyshohet ndër të tjera se bashkëpunoi me Mjacajn për vrasjen e Lleshit.
Në lidhje me këtë ngjarje janë lënë në burg edhe drejtori i komanduar Kamber Hoxha bashkë me 10 vartës të tij për shpërdorim detyrë.
Lini një Përgjigje