TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2023, 13:17

Heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Heroinë dhe kokainë në makinë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me kokainë dhe heroinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. A.

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan një tjetër episod të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Nga kontrolli në automjetin e shtetasit K. A., të parkuar në lagjen nr. 1, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, që posedoheshin nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Lëndët dhe mjetet u sekuestruan si provë materiale, bashkë me automjetin dhe me celularin e këtij shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje