TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Dhjetor 2023, 12:38

Aksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëve që humbën jetën; mes tyre një çift i ri

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëve

Një aksident tragjik ka ndodhur në Malin e Zi, ku katër persona kanë ndërruar jetë, tre prej të cilëve janë shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Barane në afërsi të Plavës dhe tre nga viktimat janë shqiptarë, kurse një malazes.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç.

Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë, gjë që ka rezultuar fatale, teksa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Aksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëveAksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëveAksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëveAksidenti tragjik në Malin e Zi, publikohen fotot e 3 shqiptarëve

aksident mali i zi 3shqiptare cift i ri

Lini një Përgjigje