
Detaje të reja kanë dalë nga sherri i ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku si pasojë mbeti i plagosur një 18-vjeçar.
Mësohet se në konflikt ka nisur për motive të dobëta, dhe më pas 21-vjeçari ka qëlluar me kaçavidë 18-vjeçarin, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.
Policia ka bërë me dija se është arrestuar autorin, ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
“Lezhë/ U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.
21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje