
Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme teksa punonte në një minierë kromi në Bulqizë.
Minatori, Vilson Alla është transportuar me helikopter drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Alla, mësohet se është plagosur gjatë punës në një galeri kromi të zonës D.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e krishtlindjes, teksa është festë zyrtare dhe ligji parashikon që kushdo që punon në sektorin publik apo privat, duhet të jetë pushim.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.
“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje